Ribery iku nga ceremonia

Frank Ribery ka qenë shumë i zhgënjyer me rezultatin e votimeve për Topin e Artë. Ylli francez ka synuar që të jetë fitues i Topit të Artë për vitin 2013, por që në fund u rëndit në vendin e tretë.

Menjëherë pasi u mësua emri i Cristiano Ronaldos si fitues i këtij çmimi, Ribery ka braktisur me vrull ceremoninë duke iu shmangur zonës së intervistave.

As kamerat nuk arritën të kapin reagimin e Messit, por që u mësua më pas se Ribery kishte shkuar në hotelin ku ishte rehatuar në Zurich.

Lajme të ngjashme

Back to top button