Aeroporti i Shkupit mbyllet për qarkullim për shkak të mjegullës

Mjegulla edhe sot është duke e pamundësuar qarkullimin ajror, ndërsa e vështirëson edhe komunikacionin nëpër rrugët e Maqedonisë. Pa ngecje tani për tani po zhvillohet qarkullimi hekurudhor.

Të gjitha aterrimet dhe fluturimet e planifikuara në Shkup sot në mëngjes janë anuluar apo janë orientuar në aeroportet në Prishtinë, Sofje dhe Beograd.

Dukshmëri të zvogëluar prej 20 deri në 100 metra ka në Kumanovë-Kriva Pallankë 30-50 metra, Kumanovë-Sveti Nikollë 30-50 metra, Kumanovë-Shkup 30-50 metra, Tetovë-Shkup 10-20 metra, Tetovë-Gostivar 20-30 metra, Tetovë-Jazhincë 10-20 metra, Tetovë-Kodra e Diellit 50 metra, Dibër-Strugë 10-20 metra, Shtip-Radovish 30 metra, Shtip-Negotinë 30-50 metra, Shtip-Veles 10-20 metra, Veles-Shkup 100 metra, Prilep-Gradsko 50-100 metra, Resnje 50 metra dhe Strumicë-Novosellë 100 metra.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button