20 ditë pas vërshimeve, Hasanbegu assesi ti kthehet jetës normale

Edhe 20 ditë pas vërshimeve Hasanbegu assesi ti kthehet jetës normale. Familje të tëra në pamundësi që të kthehen në shtëpitë e tyre vazhdojnë të banojnë nëpër konvikte dhe tek familjarët e tyre. Shprehen se deri më tani u është ofruar ndihmë vetëm në ushqim, derisa nevojat e tyre për kthimin në normalitet janë shumë të mëdha dhe nga më të ndryshmet, transmeton AlsatM.

“Unë për momentin jam duke jetuar në konvikte në Auo-Komandë se këtu nuk kamë kushte për të jetuar. S’ka mbetur asgjë krejt i kemi gjuajtur me mobile, me shporet, me frigorifer edhe tesha e veshjes i kamë gjuajtur dhe skam asgjë . Tash jam duke pritur ndonjë ndihmë nga shteti se unë me një rrogë prej 15 mijë denarësh, nuk mund ta bëjë, shihet edhe vetë”.

“Këtu nuk mund të jetoj, s’ka ngel asgjë këtu, ai vetëm duhet të vijë bageri edhe me e rrënuar . vëllai është në administratë por merr 200 euro n muaj s’ka asnjë të ardhur të tjetër, tash nuk besoj se edhe me atë 200 euro me ndërtuar diçka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button