Shqiptarët suspendohen nga Lidhja e vrojtuesve të Maqedonisë, pa asnjë arsye!

Lidhja e Vrojtuesve të Maqedonisë pa asnjë sqarim racional ka suspenduar Grupin Vrojtues ‘Bashkimi’ nga organizata e tyre. Kryetari i Grupit Vrojtues ‘Bashkimi’, Vesel Jonuzi ka denoncuar rastin, duke thënë për Portalb se është duke u kryer diskriminim i skajshëm kryesisht ndaj shqiptarëve por dhe etniteteve tjera jo-maqedonase.

“Organizata jonë ka të bëjë me të rinj dhe fëmijë, a nuk është turp kjo që ndodh” shprehet ai për Portalb i revoltuar duke shpalosur vendimin e katër Grupeve Vrojtuese me anëtarë shqiptar, turk dhe të tjerë të bëhet shkëputja nga Lidhja e Vrojtuesve të Maqedonisë që sipas tij, ka qasje shoviniste.

“Për shkak të mos aplikimit të vlerave të lëvizjes botërore të Vrojtuesve, veprimeve nacional-shoviniste,diskriminuese ndaj grupeve shqiptare, si që janë së pari mos respektimi i dy gjuhësisë, ndarja e anëtarëve shqiptar nga pjesa e udhëheqësish se LVM-së ,vendosëm të formojmë Lidhje në të cilën do të jenë të barabartë gjitha grupet anëtare pa marrë parasysh dallimet si që janë kombësia, gjuha, feja, ngjyra, raca,mosha etj”, tha Jonuzi për Portalb.

Ai shtoi se për marrjen e këtij vendimi e ka detyruar kryesia e LVM e cila udhëhiqet me ideja dhe veprime të ndyta të frymëzuara nga politika ditore. 

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunim me gjitha grupet e vrojtuesve në Maqedoni me të cilit edhe deri tash kemi pas bashkëpunim të mirë në frymën e Lëvizjes së Vrojtuesve Botërorë (WOSM). Me nënshkrimin e këtij vendimi anëtarëve të LVMP (Lidhja e Vrojtuesve te Maqedonisë Perëndimore) u ndërpritet anëtarësimi në LVM. Këtë vendim e sollëm me shumë keqardhje meqenëse me të njëjtin na u shuan ëndrrat dhe mundimet tona që fëmijëve të ua mundësojmë që nëpërmjet shoqërimit të njoftojnë kulturën, traditat, fenë, diversitetin e të tjerëve, të mësohen të jetojnë njëri me tjetrin e jo si deri tash njeri përskaj tjetrit por fatkeqësisht politika e pjesës se udhëheqësis së SIM-it është ashtu si qe është te ndahemi ne dy fise me njërën ane ajo maqedonas e me tjetrën ajo jo maqedonas” tha Jonuzi.

Ndërkaq nga ana tjetër kryetari i LVM-së, Ognen Stefanovski bën të ditur se G.V. Bashkimi në momentin është suspenduar nga aktivitetet e LVM-së, shkakun e të cilit vendim nuk dëshiron ta komenton.

“Është e vërtetë që G.V. Bashkimi për momentin është suspenduar nga LVM, për çështje që nuk dua t’i komentoj. Ne kemi plotësuar gjitha kërkesat që ata kanë bërë drejt nesh, por megjithatë nuk dua të komentoj këtë situatë të krijuar. Në maj do të kemi mbledhje dhe do të vendosim se çka do të ndodhë më tutje”, tha për Portalb, Stefanovski.

Kurse Jonuzi bën të ditur se për vendimin e tyre do të lajmërohen edhe organet e WOSM, ku LVM është anëtare dhe shpresojmë që WOSM do të ndërmarrë hapat e duhura. 

Problemet e G.V “Bashkimi” me shovinizmin e LVM nuk është i ri.

Në tetor të vitit të kaluar anëtari i grupit të tyre, nuk është lejuar të marrë pjesë në shkollën katër ditore për instruktor vrojtues të shkallës së parë që realizohet në Brezicë të Katllanovës.

Ndërkaq, në prill të vitit të kaluar, G.V “Bashkimi”  bojkotoi tubimin “Tryeza e Rrumbullakët – Agora” sepse organizatorët kanë anashkaluar gjuhën shqipe. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button