Zajazi bën pazar te Shkëndija, bleu Emurllain dhe Ismailin

Ashtu sikurse ditë më parë kishte bërë FC Shkupi, duke u përforcuar me futbollistë nga Liga e parë, një gjë të tillë ka bërë edhe ekipi tjetër shqiptarë që garon në Ligën e Dytë, KF Zajazi.
Klubi futbollistik që po përfaqëson Kërçovën dhe rrethinën ka bërë për vete dy emra të futbollit shqiptarë, janë futbollistët Burhan Emrullai dhe Nuriman Ismaili.

Që të dy këta futbollistë në sezonin vjeshtorë ishin pjesë e Shkëndijës së Tetovës, por pas rezultateve të dobëta të klubit kuqezi, këta ishin lënë të lirë për të zgjedhur skuadër të re.
Të përkujtojmë se Burhan Emurllai më parë kishte luajtur me ekipet Renovës dhe Laçit, ndërsa Nuriman Ismaili ka luajtur për Dritën, Teteksin, ekipin Edirne Spor.

Të përkujtojmë se ekipi i Zajazit ka përfunduar sezonin vjeshtor në pozitën e 11-të me 19-të pikë të grumbulluara. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button