Kush duhet ta zgjidh krizën, ja çfarë thotë anketa

Perceptimi i qytetarëve është se ekzekutivi ka më shumë kontrolle mbi Kuvendin sesa Kuvendi e kontrollon Qeverinë, sipas kompetencës kushtetuese. Kështu tregojnë rezultatet nga anketa në terren e Institutit për Demokraci, për perceptimet e qytetarëve për punën e Kuvendit, transmeton Portalb.

  • Për 57% kontrolli i Qeverisë mbi Kuvendin është e madhe ose e përshtatshme.
  • Për 55% Kuvendi ka kontroll të vogël ose s’ka gjasa të kontrollit mbi ekzekutivin.
  • Më shumë se gjysma e qytetarëve (55%) mendojnë se ligjet në Maqedoni ndryshohen shpesh ose shumë shpesh. Të punësuarit në sektorin privat (59%) janë deklaruar se ligjet ndryshohen shumë shpesh.
  • Si funksione më të rëndësishme të Kuvendit e vlerësojnë mbikëqyrjen e buxhetit, sjelljen e ligjeve me kualitet më të lartë dhe kujdesin për aplikimin e ligjeve. Si funksion më pak të rëndësishëm e kanë vlerësuar sjelljen e një numri më të madh të ligjeve dhe ndryshimet ligjore.
  • Mbi 2/3 e të anketuarve vlerësojnë se deputetët në Kuvend gjithmonë i përfaqësojnë interesat partiake dhe personale. Gjysma e të anketuarve mendojnë se deputetët përfaqësojnë biznes interese. 53% vlerësojnë se vetëm ndonjëherë deputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
  • 78% nga të anketuarit nuk e dinë si munden personalisht të kyçen në inicimin ose sjelljen e ligjeve.
  • Më shumë se gjysma (54%) vlerësojnë se kriza politike duheshte të zgjidhej në Kuvend dhe jo me takime liderësh në Përzhino./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button