Shëndetësia në Maqedoni diskriminon shqiptarët

As Ministria e Shëndetësisë e as Fondi i Sigurimit Shëndetësor(FSSH), nuk e përdorin gjuhën shqipe në ueb faqet e tyre. Të gjitha aktivitetet që bën ministri Nikolla Todorov botohen vetëm në maqedonisht, edhe pse kur këtë institucion e udhëhiqte shqiptari Bujar Osmani, respektohej dy-gjuhësia. 

Sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Nasuf Ipçja, thotë se po punojnë që të funksionojë edhe këndi i gjuhës shqipe në ueb faqen e MSH-së.

‘Pjesa e ueb faqes është fakt se për momentin është vetëm në gjuhën maqedone, mirëpo sigurisht nga ajo që e ke pa, jemi në përpunim e sipër që së shpejti të vëmë aktivitete edhe në pjesën e ueb faqes edhe në gjuhën shqipe ngase kjo është e domosdoshme për gjith qytetarët shqiptarë dhe del nga ajo se kemi Ligj për mbrojtje të pacientëve dhe është e drejtë e secilit pacient që shërbimet apo reformat e secilit incstitucion që udhëheq me shëndetësinë të jenë edhe në gjuhën shqipe edhe do të jetë sigurisht. Do ta shihni se nëse klikoni në opcionin shqip, ju thotë se është në përpunim e sipër. Edhe pse është ingerencë e ministrit sipas hierarkisë, por unë jam njeriu i parë shqiptar aty dhe bëj përpjekje që edhe ajo të jetë në gjuhën shqipe’ tha për Portalb, Ipçja.

Nga ana tjetër në FSSH, edhe pse drejtori i dytë ekonomik është Xhemali Mehazi ueb faqja funksionon vetëm maqedonisht.

Por ata nuk deshën të përgjigjen se përse mungon këndi i gjuhës shqipe.

Ueb faqja e fondit bile as nuk e ka opcionin për shqip, por vetëm maqedonisht dhe anglisht ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button