Gjykata e Apelit në Gostivar, refuzon ankesën, Trifunovski në burgim të përjetshëm

Gjykata e Apelit në Gostivar refuzoj ankesën në rastin e ish policit Jakim Trifunovski. Gjykata e apelit e konfirmoi vendimin e shkallë së parë të Gjykatës themelore në Gostivar me të cilën Trifunovski është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. 

Nga Gjykata themelore e Gostivarit konfirmuan se vendimi i gjyqit të shkallës së dytë ka arritur tek ata para një jave. Gjykim të sërishëm ose ndryshim të dënimit nuk do të ketë. Seanca publike e Gjykatës së Apelit u mbajt kah fundi i nëntorit. Në ankesë, kërkohej abrogim i aktgjykimit dhe thyerje të lëndës në gjykim të serishëm.

Mbrojtja shpjegoi se në procedurën e shkallës së parë ka pasur kontradikta dhe se të gjitha provat materiale dhe ekspertizat kanë konfirmuar deklaratën e Trifunovskit të cilën gjyqi nuk e ka marrë për të vërtetë, ndërsa ka dhuruar besim vetëm tek deklaratat e dëshmitarëve. 

Ngjarja që e tronditi popullatën e Gostivarit ndodhi në shkurt të vitit 2012. Ish polici me revolen zyrtare qëlloi dy të rinjtë nga Gosativari. Një vit pas ngjarjes këshilli penal pranë Gjyqit themelorë në Gostivar shpalli fajtor për vrasje me paramendim dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button