Shillegov: Gruevski të sqarojë për mega skandalin me Ivona Talevska

Pronar dominant i kompanisë “Vizaris MKD DOO” Shkup nuk është nëna e sajë Limba Talevska, por vet redaktorja Ivona Talevska. Pothuajse 9 muaj Talevska është pronar dominant i kompanisë për pajisje mjekësore. Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë Petre Shillegov, i cili tregoi dokument zyrtar nga regjistri Qendror.

 “ Çfarë po ndodh? 9 ditë pasi është nënshkruar tenderi milionësh me Ministrinë e shëndetësisë Ivona Talevska është tërhequr nga kompania dhe aksionet i ‘ja ka dorëzuar partnerit, Marko Petroviq. Tenderi është shpallur më 11 dhjetor të 2012 ndërsa Ivona Talevska është tërhequr më 20 dhjetor të 2012. Vetëm 6 muaj pasi fitoi tenderin, kompania përsëri i kthehet nënës së Ivonës, Limba Talevska, ndërsa vet Ivona Talevska është personi për kontakt. Kjo është një shembull i vërtetë i korrupsionit”, deklaroi Shillegov.

Ai ftoi kryeministrin Nikolla Gruevski menjëherë të del para publikut dhe të sqarojë duke kërkuar përgjegjësi për këtë mega skandal ku është përfshi edhe Qeveria.

Lajme të ngjashme

Back to top button