7 fakte interesante për 7-vjetorin e iPhone-it

Kompania “Apple” e kryesuar nga Steve Jobs-i, po feston shtatë vjetorin e krijimit të saj që prej prezantimit të telefonit të ndërkombëtarizuar tashmë, iPhone.

Hedhja në tregun botëror e këtij telefoni është shënuar pikërisht në nëntë janarin e 2007-ës.

Për të festuar 7 vjetorin e krijimit të iPhone-it, statiska ka ndërtuar një infografik me 7 fakte interesante lidhur me telefonin tashmë 7 vjeçar.

1. Bazuar në të dhënat e datës 30 shtator 2013, “Apple” ka shitur mbi 420 milionë iPhone

2. iPhone-i përbën 53% të të ardhurave të kompanisë

3. Vetë të ardhurat e sjella nga iPhone-i (91.3 miliardë $) janë më të mëdha se tw ardhurat e këtyre kompanive tw listuara mw poshtw: Microsoft (77.9 miliardë $), CocaCola (48 miliardë $), Disney (45 miliardë $)

4. Falë iPhone-it, “Apple” merr mbi 50% të fitimeve globale të smartfonëve

5. Në vitin 2013, App Store gjeneroi 10 miliardë $ të ardhura

6. Që prej 2008-ës, janë bërë mbi 50 miliardë shkarkime në App Store 

7. iPhone 5S është 20% më i lehtë se iPhone i parë si dhe 40 herë më i fuqishëm./Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button