Tetovë, me masa të vjetra kundër ndotjes së ajrit

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë, bashkë me Komunën e Tetovës dhe Ministrinë e Ambientit Jetësor kundër ndotjes së ajrit janë thuajse identike me masat e ndërmarra nga komuna para katër viteve, por që nuk u respektuan asnjëherë.

Qeveria e Maqedonisë bashkë me Komunën e Tetovës si masë kundër ndotjes së ajrit në Tetovë rekomanduan që “qytetarët e Tetovës  të mos i shfrytëzojnë shumë automjetet e tyre dhe automjetet e rëndatë mos kalojnë në qendër të qytetit”.

Një masë të këtillë kundër kaosit ne komunikacion, që ishte thuajse identike me masat kundër ndotjes së ajrit, duke përfshirë edhe masa tjera, Këshilli i Komunës së Tetovës i ka ndërmarrë në vitin 2010.

Sipas vendimit të atëhershëm, automjetet e rënda ndaloheshin që të kalonin në qendër të qytetit të Tetovës, ndërsa ngarkim-shkarkimi i mallrave në shitoret duhet të bëhet nga ora 19 deri në ora 8, duke përjashtuar ditën e diel.

Ky vendimi i Këshillit komunal, asnjëherë nuk është respektuar, nga ana e komunës së Tetovës dhe policia e Tetovës.

Udhëheqësi i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore, Hysen Demiri pëp Portalb e konfirmoi se në vitin 2010 ka pasur një vendim të Këshillit të Komunës së Tetovës, për moslejimin e kalimit të automjeteve të rënda në pjesën qendrore të qytetit. Ai pranon se për këtë nuk janë vendosur as shenja në hyrje të qytetit. 

Udhëheqësja e marrëdhënieve me publikun pranë komunës së Tetovës, Lume Hyseini thotë se rekomandimet akoma janë që fuqi të cilat janë sjellë nga ana e qeverisë dhe që duhet të zbatohen nga ana e komunës së Tetovës dhe SPB-së.

Nga ana e policisë së Tetovës në pyetjen nga Portalb, se sa automjete janë dënuar gjatë kësaj periudhe kohore për shkelje të rregullores së Këshillit komunal dhe Qeverisë së Maqedonisë, thonë se  “Si duket masat e Komunës së Tetovës janë tërhequr dhe nuk janë më në funksion. Deri sa kanë qenë masat, nuk është dënuar asnjë vozitës për shkelje të masave”.

Po deri sa ajri vazhdon të jetë i ndoturë në Tetovë me 180 PM10, rekomadimet e qeverisë dhe te komunës së Tetovës , si dhe vendimi i Këshillit të komunës i miratuar në vitin 2010 nuk është duke u respektuar! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button