Tenton të hidhet nga kati i 5-të, ndalohet nga policia (FOTO)

Një person ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një pallati mëngjesin e sotëm, por është ndaluar nga policia.  Ngjarja ka ndodhur në Lagjen 5 të qytetit bregdetar.

Forcat e shumta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, shoqëruar edhe nga zjarrfikëset, për të bindur personin të heqë dorë nga akti i vetëflijimit.

Ndërkohë, pas negociatave të shumta kanë ndërhyrë forcat speciale, të cilat kanë neutralizuar personin, të cilin e kanë shoqëruar në polici.

Nuk dihen ende arsyet të cilat e çuan personin të tentonte vetëvrasjen, ndërkohë që ai do të merret në pyetje nga efektivat e policisë për të zbardhur edhe motivet./ Shekulli

https://i2.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/WP_000436.jpg?resize=571%2C427

https://i1.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images17/WP_000446.jpg?resize=575%2C431

Lajme të ngjashme

Back to top button