Celina afër huazimit te klubi i njohur holandez

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, pritet të huazohet te Twente nga Manchester City.

19-vjeçari debutoi në ekipin e parë nën menaxherin Manuel Pellegrini dhe po shpresonte të luante disa ndeshje edhe me Pep Guardiolan.

Celina sezonin e kaluar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin nga Manchesteri dhe kjo ishte shenjë se kosovari vlerësohet shumë te City.

Guardiola dëshiron që Celina të huazohet për një sezon, për të fituar përvojë në ekipin e parë.

Tranferimi i Celinës te ekipi holandez pritet të kompletohet kah fundi i kësaj jave, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button