Lustrohen edhe shtatë persona

Komisioni për verifikimin e fakteve  në seancën e sotme shpalli shtatë persona për shkelës të të drejtave dhe lirive të njeriut për shkaqe ideologjike politike lidhur  me lëndën e Metodija Andonov Çento, kryetari i parë i KAÇKM-it.

Sipas informatave  nga Komisioni, bëhet fjalë për persona zyrtarë  të OMP, dy prokurorë publikë prej të cilëve njëri ka qenë prokuror publik i Maqedonisë dhe dy bashkëpunëtorë të ish shërbimit sekret. Njëri prej këtyre personave është i gjallë, sipas informacioneve  që komisioni për lustrim i ka marrë nga Drejtoria për mbajtjen e librave amë.

Me gjashtë ish gjykatësit, deri tani për lëndën e Metodija Andonov-Çento  janë lustruar 13 persona. Komisioni për lustrim lidhur me rastin Çento kryen kontrolle shtesë të shumë personave.

Gjykata Administrative, megjithatë, para festave të fundvitit siç deklaroi për MIA, zëdhënësi i Komisionit  Predrag Dimitrovski, ka konfirmuar edhe gjashtë vendime të komisionit për lustrim.
Me këtë numri i përgjithshëm i vendimeve të konfirmuara  të Komisioni është shtatë. Lubomir Fishiq, ish bartës i funksionit publik, këshilltar  i sekretarit republikan për punë të brendshme, u lustrua për dhënie të informatave për një person të “përpunuar” nga  shërbimet sekrete nën pseudonimin “Xveçarka”.

I dyti është Sllave Rajovski , i cili ishte kandidat për këshilltar  në komunën e Çuçer Sandevës në zgjedhjet e fundit lokale,  ndërsa figuron si  bashkëpunëtor i shërbimeve  sekrete nën pseudonimin “Teolog” dhe ka punuar me personat lidhur me radikalizmin serb, pastaj Milovan Stefanovskui, shkrimtar si ish anëtarë i Këshillit për radiodifuzion, bashkëpunëtorë  nën pseudonimin “Prever”, i cili ka dhënë informacione për personat nga kultura si Mihail Renxhov, Atanas Vangelov, Simon Drakula, Gane Todorovski, Bozhion Pavloski.

Isak Ajrulli, ish këshilltar i komunës së Bogovinjës, bashkëpunëtor  i  shërbimeve sekretet nën pseudonimin “Zenit”, i angazhuar  për persona të dyshuar për paraqitje të nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar, Zoran Jovanovski, ish këshilltarë në Komunën e Rosomanit, i cili ka punuar nën pseudonimin “Referent”  dhe ka qenë i angazhuar  për persona të dyshuar për nacionalizëm serb dhe radikalizëm dhe Fereduin Miftari, zëvendës drejtor  i Burgut të Shkupit i cili ka panur nën pseudonimin “Koreograf”.

Kryetari i komisionit për lustrim Tome Axhiev të mërkurën, kur  është dita e fundit e punës së kësaj përbërje të Komisionit,  do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën  do të japë raport për punën e bërë  në pesë  vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button