Shkupi gati për sezonin pranveror

Ka ndezur motorët sot edhe skuadra e KF Shkupi, duke filluar dhe zyrtarisht përgatitjet për sezonin pranveror. Trajneri Zekerija Ramadani me ndihmësit e tij Orhan Abdi dhe Bllagoja Georgiev i kanë dhënë këshillat e para futbollistëve të tyre, të cilët të gjithë u paraqitën në grumbullimin e parë. 

Gjithsesi para një numri të konsiderueshëm të tifozëve më të flaktë, futbollistët ishin të disponuar për të filluar pas pushimit që kishin. Kryesia e KF Shkupi kishte siguruar veshje të reja për të gjithë skuadrën dhe trajnerët, të cilët nga dita në ditë po tregon se po bëhet një ndër klubet më të organizuara në vend.


“Shpresoj se do të kalojmë një sezon shumë më të mirë se ajo e sezonit vjeshtor, e lus Zotin që të mos kemi lëndime, sikurse na përcollën në fillim të sezonit vjeshtor. Nga futbollistët kam kërkuar që të jenë maksimalisht të disiplinuar, pasi që na pret një sezon shumë i vështirë dhe se asgjë nuk do të dihet deri në fund, andaj e fillojmë këtu duke menduar për një fund të mbarë”, është shprehur trajneri Ramadani.

KF Shkupi kishte në stërvitje edhe përforcimet e fundit, siç janë Suat Zendeli, Muharrem Bajrami, Ardian Nuhiu, Dario Staniq, Florent Osmani dhe të gjithë ata që veç më kishin nënshkruar me klubin. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button