fbpx

Turqia nuk do t’i kërkojë falje Serbisë për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davotuglu, ka thënë se shteti turk nuk do t’i kërkojë falje Serbisë për deklaratën e kryeministrit, Rexhep Tayyip Erdogan në Prizren se, “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”.

Ai ka thënë se deklarata e Erdoganit përçon vetëm mesazhe pozitive. Sipas Davutoglut deklarata e shefit të tij nuk ka qenë e karakterit politik.

“Në pyetje është një definicion kulturor. Kur në gjuhën turke ju thoni ‘Kosova është vendi i tij i dytë’, kjo tregon afërsinë kulturore. Mendoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme për të treguar qëllimet tona të mira përballë popullit dhe qeverisë serbe”, ka thënë Davotuglu në një intervistë për “Blic”.

Lajme të ngjashme

Back to top button