Vazhdon paraburgimi shtëpiak për Bajram Limanin, i akuzuar për vrasjen e “Komandat Shqiponjës”

Më 30 gusht Bajram Limani do të sillet në Gjykatën Themelore-Kumanovë për t’u gjykuar dhe deri atëherë do t’i vazhdohet paraburgimi shtëpiak, bënë të ditur për Portalb nga Gjykata Themelore-Kumanovë.  Ata nuk dhanë detaje të tjera, me arsyetimin se procedura akoma vazhdon.

“Lënda është caktuar për 30.08.2016, kur i akuzuari do të sillet nga paraburgimi shtëpiak në Gjykatë për gjykim.”-deklaruan nga Gjykata themelore-Kumanovë, sektori për marrëdhënie me publikun, “Vetëm kaq mund të themi, sepse procedura vazhdon.”

Bajram Limani është i akuzuar për vrasjen e Xhemail Rexhepit i njohur në opinion me nofkën “Komandant Shqiponja”. Incidenti tragjik ndodhi me datë 23 korrik 2015. Më 18 korrik të këtij viti, Gjykata Themelore-Kumanovë ia zëvendësoi Limanit masën e paraburgimit me paraburgim shtëpiak për kohëzgjatje prej 30 ditëve. Sipas asaj që Portalb mësoi nga Gjykata kompetente, paraburgimi shtëpiak është vazhduar deri në marrjen e vendimit gjyqësor./Portalb.mk

LEXO MË SHUMË:

16.06.2015 – Kumanovë, Bajram Limani zgjidhet ushtrues detyre kryetar i degës së BDI-së

23.07.2015 – Kumanovë, vritet komandant Shqiponja

23.07.2016 – Flet i dyshuari për vrasjen, Bajram Limani: Isha në vetëmbrojtje (VIDEO)

27.07.2015 – Vrasja e Komandant Shqiponjës: Të dyshuarit u mbrojtën me heshtje

23.08.2015 – Përkujtohet Komandant Shqiponja

13.09.2015 – Procesi i vështirë i reformave në BDI

24.07.2016 – Lëvizja BESA–Kumanovë: Këto janë dy provokimet më të reja të BDI-së për kumanovarët

27.07.2016Beteja e fundit e “Komandant Shqiponjës” me drejtësinë e Maqedonisë (Dokument)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button