Bexheti: Të kapërcehen dallimet partiake për Kodin Zgjedhor

Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti u bëri thirrje partive politike që të kapërcejnë dallimet për sa i përket Kodit Zgjedhor.

“Ne jemi të gatshëm edhe sot të dorëzojmë ligjin në qeveri, por kishte disa obligime që dalin nga marrëveshja parimore që lidhet jo vetëm më ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor. Ministria e Drejtësisë i përgatiti versionet ashtu siç ranë dakord vetë partitë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë në apel publik, që t’i kapërcejnë dallimet që kanë në interpretimin e një gjysmë rreshti. Sepse është në interes të shtetit, të institucioneve dhe qytetarëve, që e gjithë qasje fleksibile e gjithë pjesëmarrësve. Edhe pse qeveria siguron mbështetjen nga shumica parlamentare por qasje ishte që Kodi zgjedhor të miratohej me konsensus”, theksoi Bexheti.  

Miratimi i Kodit zgjedhor ka ngecur për shkak të mungesës akoma të një marrëveshje mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, për sa i përket ndarjes së partisë nga shteti. Edhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja insistojnë që ndryshimet në Kodin zgjedhor të garantojnë kushte të barabarta për një garë të drejtë politike.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button