fbpx

Kandidati konsensual do të stabilizojë skenën politike dhe bashkëjetesën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë  Ljupço Zikov, kryetar i Aleancës për Maqedoni Pozitive si dhe ish kryeministrin e Maqedonisë, Vllado Buçkovski.
Ali Ahmeti uroi themeluesit e Aleancës për Maqedoni Pozitive për nismën duke ju dëshiruar sukses në përpjekjet e tyre. Me bashkëbiseduesit, u fol për zgjedhjet presidenciale dhe konceptin e BDI për President konsensual, situatën politike në vend, por edhe për çështjen e emrit dhe 
integrimet Euro Atlantike.

 Zikov theksoi qëndrimin afirmativ për një kandidat konsensual për President duke theksuar se kjo është një nismë e mirë dhe këto vepra do ta stabilizojnë skenën politike dhe bashkëjetesën. “Ky është një hap me rëndësi dhe është shumë mirë që hapet kjo temë në këtë kohë në Maqedoni”, theksoi Zikov.

Ahmeti theksoi se “politikanët zgjidhën për të sjell vendime të përgjegjshme dhe të guximshme dhe për këtë, partitë politike duhet që të tregojnë gatishmëri që të zgjedhin një President të Maqedonisë që do ti përfaqësojë denjësisht të gjitha komunitetet në vend dhe do të angazhohet denjësisht për synimet Euro Atlantike të të gjithë qytetarëve”.

Bashkëbiseduesit gjithashtu u pajtuan edhe për integrimin urgjent të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Vetëm ky proces garanton paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vlerësuan ata.

Kryetari Ahmeti theksoi se të gjitha udhëtimet nga Uashingtoni deri në Bruksel ishin në funksion të integrimit të Maqedonisë në Evropë dhe tash duhet të shfrytëzohet momenti për zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit, sepse negociatat nuk cenojnë as identitetin e bashkëqytetarëve maqedonas dhe as gjuhën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button