“Gjuha shqipe”, mësoni dhe përmirësoni gabimet më të shpeshta sintaksore që i bëni gjatë shkrimit!

Si rezultat i mosnjohjes së mirëfilltë të rregullave drejtshkrimore, por dhe atyre gramatikore, çdo ditë e më shumë, gjithandej po bastardohet gjuha shqipe. Për ta sensibilizuar sadopak opinionin, “Portalb.mk”, ka përgatitur një sërë shkrimesh të titulluara me emrin “Gjuha Shqipe” të cilat do të botohen një herë në javë. Sot më poshtë do ta hapim çështjen e sintaksës.

GABIMET SINTAKSORE

Sintaksa është pjesa e gramatikës që studion fjalët gjatë ligjërimit, rregullat e bashkimit të tyre në grupe fjalësh e në fjali si dhe rolin që luajnë ato. Gabimet e fushës së sintaksës janë të shumta gjithandej. Kemi veçuar disa nga ato më të zakonshmet, të cilat janë marrë nga disa tituj të gazetave elektronike. Nëpër rrjetet sociale si dhe forumet e ndryshme, këto gabime thuajse janë tradicionale. Gjithashtu, është për t’u shqetësuar se dita-ditës po futen edhe forma te reja sintaksore të cilat po bëhen pjesë e gjuhës sonë.

Mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin

Në mjetet tona elektronike të informimit publik, në shkrime të ndryshme publicistike, madje edhe në ato artistike po na bie në sy shumë herë mospërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin. Mospërshtatja vihet re zakonisht kur kryefjala është në numrin njëjës, kurse kallëzuesi në shumës dhe anasjelltas. Ja disa shembuj:

2

Ndërtimet e këtilla sintaksore bien ndesh me rregullat gramatikore të gjuhës sonë. Edhe po të përktheheshin këta shembuj në gjuhë të tjera kështu si janë, prapëseprapë do të dilnin gabim, sepse edhe në gjuhë të tjera vlen e njëjta rregull. Prandaj, drejt është po të thuhej e të shkruhej:

2

Sipas një rregulle të përgjithshme që vlen, natyrisht, edhe për gjuhë të tjera, kur kryefjala e fjalisë është në numrin njëjës, s’ka dyshim se edhe kallëzuesi a trajta foljore duhet të jetë në numrin njëjës dhe anasjelltas.

Por një përjashtim përbën rasti kur kryefjala është e shprehur me njërën nga fjalët e tipit: shumica, një pjesë, gjysma etj., të ndjekura zakonisht nga një emër në gjinore shumës, atëherë gramatikisht folja – kallëzues përdoret në shumës, si p. sh:

    • Shumica qëndronin në këmbë, pas bankave, ku ishin ulur me pleqtë.
    • Shumica e vërejtjeve m’u bënë në formë pyetjesh.
    • Gjysma e të ardhurave qëndruan në fshat.
    • Një pjesë e fshatarëve lanë punën dhe u grumbulluan te hani.

Mirëpo, kur kryefjala është e shprehur në formë togfjalëshi të tipit: Unë me të vëllanë/Agroni me të vëllanë/ marrin foljen – kallëzues në numrin shumës, si në fjalinë: Unë me vëllanë ishim të gëzuar që do të na vinte gjyshja. Por, kur gjymtyra emërore nuk pasohet me gjymtyrën me të vëllanë, atëherë folja – kallëzues duhet të jetë në numrin njëjës, si në shembullin: Teuta shkoi në mal me të vëllanë. ( = me vëllanë, si kundrinë me parafjalë).

Mospërshtatja e trajtave ndajshtimore

Edhe te gjymtyra e ndajshtimit ka shumë herë mospërshtatje. Ja disa shembuj të marrë nga shtypi ynë elektronik:

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Në të gjithë këto raste ndajshtimi është përdorur gabimisht, ngase, sipas një rregullave gramatikore të gjuhës sonë, ndajshtimi është një lloj përcaktori i cili gjithmonë shprehet me emër të pashquar në formën e rasës emërore dhe përshtatet vetëm në numër me gjymtyrën e vet të përcaktuar. Pra, në shembujt e lartshënuar është bërë gabim, ngase edhe ndajshtimi, edhe trajta e përcaktuar janë përdorur në të njëjtën rasë. Prandaj, është dashur të thuhet:

bbbbbbbbbbbbbbbbbbbbb

Pra, këtu kemi të bëjmë me një moskonsekuencë gramatikore, ngase artikullshkruesi, ka shumë të ngjarë, e ngatërron trajtën ndajshtimore me gjymtyrën e përcaktuar mu nga fakti se shpeshherë këto ndërtime sintaksore realizohen nëpërmjet veçimit, transmeton Portalb.

Përdorimi i lokucionit “me në krye + një emër, përemër a togfjalësh në mënyrë të përmbysur”

Këtë lokucion po e gjejmë të përdorur shumë shpesh në shtypin elektronik, por dhe ne rrjetet sociale. Lexoni shembujt e mëposhtëm:

NE KRYE

SAKTAPërdorimi i lokucionit parafjalor “pavarësisht + një emër a përemër në rasën rrjedhore”

Është e vërtetë se në gjithandej në internet gjithnjë e më shumë po e gjejmë të përdorur këtë ndërtim gjuhësor. Madje në këto vitet e fundit ka marrë një hov të madhe përdorimi. S ‘ka medium elektronik që ndoshta të paktën një herë e më shumë të mos i ket përdorur këto shprehje gjuhësore me strukturë: ndajfolje parafjalore + një emër çfarëdo në rasën rrjedhore. Lexoni disa shembuj:

GABIM

SAKTAAA

Në anën tjetër, ka mundësi që edhe këto dy të zëvendësohen me përgjegjësen me gjithë + një emër, përemër në rasën kallëzore, një togfjalësh etj., si një lokucion parafjalor më i natyrshëm i gjuhës sonë, si p. sh.:

      • Me gjithë rrugët e reja ligjore që do t ‘i ndjekë opozita për këtë problem…;
      • Me gjithë mbajtjen e negociatave të reja, SHBA-ja vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin për pavarësi.

Ka mundësi që të zëvendësohen me lidhëzat dhe lokucionet lidhëzore lejore: megjithëse, megjithatë, megjithëkëtë, edhe pse, ndonëse, sado që, sido që etj., varësisht nga ndërtimi dhe formulimi gjuhësor i njësive sintaksore kumtuese.

Ky ndërtim gjuhësor, ndonëse është me burim nga gjuhët tjera, ka hyrë tashmë në strukturën gjuhësore të shqipes dhe pakkush ose askush nuk e shtron sot çështjen në duhet të hiqet nga përdorimi a jo, sepse ai faktikisht iu është përshtatur strukturës gjuhësore të shqipes. Sot këtë ndërtim e gjejmë kudo, në të gjitha llojet e ligjërimit, si në Maqedoni, Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri e më gjerë. Prandaj, sipas disa gjuhëtarëve: pavarësisht nga/ pavarësisht prej, si lokucion parafjalor ose pavarësisht se, si lokucion lidhëzor, edhe me tutje të përdoret në gjuhën tonë, por jo me trajtat e tipit: pavarësisht punëve/ aktiviteteve/ organizimit/ veprimit/ faktit etj., siç po i gjejmë të përdorura në këto vitet e fundit kudo. Nëse do të futemi në një luftë totale, lokucioni pavarësisht nga, vjen nga ndikimi i gjuhëve të tjera, prandaj është e këshillueshme që të mos përdoret.

VAZHDON…

BURIME: 

  1. Akademia e shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1972
  2. Akademia e shkencave, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002
  3. Akademia e shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002
  4. DEMIRAJ, Shaban, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962
  5. DEMIRAJ, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe II, Tiranë, 1961
  6. DEMIRAJ, Shaban, Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde: Studime filologjike, Tiranë, 2002
  7. HAMITI, Asllan, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe, Shkup, 2005
  8. SPAHIU, Agim, Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë, Prishtinë, 2007
  9. SHKURTAJ, Gjovalin, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të shkruara dhe të folura: Gjuha jonë, Tiranë, 2000
  10. THOMAI, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011

LEXO: 

“Gjuha shqipe”, cilat gabime fonetike i bëjmë më së shpeshti?

“Gjuha shqipe”, çfarë duhet të dimë që të mos bëjmë gabime drejtshkrimore

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

Atë që çdo shqiptar duhet ta dijë për gjuhën shqipe

Pse të huajt shqiptarët i quajnë “Alban”?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button