Kim Xhong un: Lansimi i raketave të reja balistike është suksesi më i madh i Koresë Veriore

Lansimin më të ri të raketave balistike nga nëndetësja, lideri koreanoverior Kim Xhong-un e quajti “sukses më të madh”, lajmëruan mediat shtetërore nga Pheniani.

“Rezultati i lansimit tregoi se Koreja Veriore iu bashkangjit “linjës së parë të forcave ushtarake të cilët në tërësi janë të pajisur me kapacitete për sulm bërthamor”, tha Kim Xhong-un.

Koreja veriore të martën nga bregu i saj lindor e ka testuar lansimin e raketave balistike nga nëndetësja, lajmëroi agjencia koreanojugore Jonhap.

Pheniani këtë testim e ka kryer gjatë eskalimit të tensioneve në marrëdhëniet me Korenë Jugore, me ç’rast autoritetet koreanoveriore u kërcënuan me hakmarrje për shkak të trajnimeve të përbashkëta ushtarake të Koresë Jugore dhe SHBA-së, e të cilat Pheniani i quajti provë për sulm dhe invazion bërthamor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button