Hajredini: Kush garanton se Maqedonia ka lëvizje pozitive ekonomike

Pavarësisht nga rritja e eksportit, deficiti tregtar për ekonominë e Maqedonisë paraqet rrezik, për arsye se importi ende është më i lartë se eksporti, shprehen ekonomistët.

Enti shtetëror për Statistikë, shpalli se vëllimi i ndryshimeve tregtare që nga janari e gjer më nëntor të vitit të kaluar, është zmadhuar përafërsisht për 300 milion dollarë, në krahasim me vitin 2012. Përskaj kësaj të dhëne, ende është evidentuese se ka rritje të importit përafërsisht rreth 9 milion dollarë, dhe në fund Republika e Maqedonisë edhe më tutje ka shkallë më të lartë të importit në krahasim me eksportin, sepse deficiti tregtar shënon sakte 2,11 miliardë dollarë. 

Gjendja aktuale është rezultat i problemeve strukturore tejet të përkeqësuara, në ekonominë e Maqedonisë, thotë ish ministri i financave Xhevdet Hajredini.

“Nuk janë të sakta të dhënat që shënojnë rritje pozitive, për arsye se jemi shtet buxheti i të cilit në mbi 1,5 miliard euro mbushet me remitanca, që do të thotë se nëse nuk ekzistojnë këto remitanca, deficiti tregtar i Republikës së Maqedonisë do të ishte 3 miliard euro, gjë që është një katastrofë për një ekonomi kaq të vogël”.

Hajredini deklaron se nuk e ka të qartë se si kanë qenë të vërtetuara tendenca pozitive, dhe për çfarë tendenca të favorshme bëhet fjalë, duke e pasur parasysh mbulimin e dobët të importit me eksport.

“Ata tani nuk e komentojnë atë, pasi që mendojnë se nuk është mirë, kemi vetëm paralajmërime, në këtë mënyrë na motivon ministri i financave, se në vitin 2014 parashihen lëvizje pozitive. Çka është ajo që ai e parasheh? Kush është ai që të parasheh dhe çfarë do të thotë kjo për qytetarët? A ka ndonjë garancion se ajo me të vërtetë do të ndodhë? – pyet Hajredini.

Tendencat e pafavorshme në ekonomi deri më tani jo rrallë kanë rezultuar me krizë në eurozonë, dhe gjendje të rënda në regjion. Megjithatë Enti shtetëror për statistikë në Republikën e Serbisë, deklaruan se në vitin e kaluar deficiti tregtar ishte zvogëluar për 24 %.

Është e nevojshme një strategji për mbështetjen e eksportit, shprehet profesori universitar Marija Zarezankova Potevska.

“Të vendosim se çka do të prodhojmë, çka mund të këmbehet me produktin vendor, për arsye se nëse vazhdojmë më tutje të jemi në këtë situatë, atëherë shteti do të gjendet në një gjendje të rëndë. Ne jemi të varur prej importit, është fakt, ne importojmë produkte që na mungojnë, më pas i përpunojmë, dhe i eksportojmë, mirëpo fakt është se duhet të mundohemi për një strategji dhe politikë për një afat më të gjatë kohor, për ruajtjen e produkteve vendore, dhe këmbim të produkteve të importuara”.

Përndryshe, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimeve me tregtinë e jashtme, Maqedonia më shumë bën tregti me Gjermaninë, Greqinë, Britaninë e madhe, Serbinë dhe Italinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button