Do të paditet shefi i kabinetit të Rafiz Alitit për zjarrin e shkaktuar në postë

Mediat maqedonase paralajmërojnë sot se do të ketë aktakuzë të ngritur ndaj shefit i kabinetit të drejtorit të “Postave të Maqedonisë”, për zjarrin që shpërtheu vitin e kaluar në ndërtesën qendrore të kësaj ndërmarrje. 

Sipas tyre, një vit pas shpërthimit të zjarrit dhe pas mbylljes së hetimeve, do të ngritet aktpadi ndaj Armend Fazliut për shkaktim të veprës së rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme.   Pas përfundimit të afateve ligjore, kur aktakuzë do të jetë e plotëfuqishme pritet që Gjykata Penale në Shkup të caktojë seancën gjyqësore.

Hetimet kanë nxjerrë fakte se faktori njeri ka shkaktuar zjarrin në një nga ambientet kryesore të “Postave të Maqedonisë”, gjegjësisht në zyrën e tij në katin e parë të ndërtesës.  Në seancën gjyqësore duhet të vërtetohet saktësisht se çfarë ka sjellë tek zjarri. Dëmi i shkaktuar vlerësohet rreth një milionë euro. Si një nga dëshmitarët kryesor duhet të paraqitet edhe drejtori aktual i “Postave të Maqedonisë”, Rafiz Aliti. Ai kohë më parë theksoi se arrestimi i shefit të kabinetit të tij është bërë për motive politike. Aliti ka theksuar se gjatë shpërthimit të zjarrit, Fazliu ka qenë jashtë zyrës dhe ambienteve të postës. Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur më 15 janar të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button