Shqiptarët e Maqedonisë ende kanë problem për marrjen e shtetësisë

Ish-deputeti i RDK-së në Parlamentin e Maqedonisë prof.dr. Izet Zeqiri vlerëson se Ligji për shtetësi është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.

“Mos njohja e gjuhës maqedonase si kusht për të marrë shtetësinë e Maqedonisë është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është e arsyeshme që të refuzohet kërkesa për shtetësi, për shkak të mosnjohjes se gjuhës maqedonase. Me vetë Marrëveshjen e Ohrit dhe me ligjet për gjuhë, edhe pjesëtarët të cilët janë më tepër se 20%, kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre. Këtu ka një kundërshtim me ligjin për shtetësi i cili duhet të ketë ndryshime”, ka shkruar në profilin tij në “facebook”, profesor Zeqiri, duke hapur dilemën dhe pyetur: Kur do të bëhet?

Lajme të ngjashme

Back to top button