Superkupa e Shqipërisë, Skënderbeu dhe Kukësi përballë për trofeun e parë sezonal

Do të zyrtarizohet sot në mbrëmje në stadiumin “Selman Stërmasi” trofeu i parë sezonal për futbollin shqiptar, me Superkupën e Shqipërisë që përball kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, me triumfuesit e kupës. Duke nisur nga ora 20:00, në impiantin kryeqytetas, Skënderbeu dhe Kukësi me ndryshime në pankinë dhe në fushë do të kërkojnë të prevalojnë ndaj njëri-tjetrit në një duel që vendos përballë dy prej ekipeve më ambicioze në vitet e fundit.

Si Agostinelli ashtu edhe Gjoka drejtojnë dy skuadra të cilat kanë arritur në këtë finale falë suksesit të dy trajnerëve të tjerë si Mirel Josa dhe Klodian Duro, por kjo nuk i heq asgjë synimeve të timonierëve respektivë për të rrëmbyer antipastën sezonale të futbollit.

Për Skënderbeun do të ketë ndryshime, që nga prapavija, ku Mici do të sfidojë ish-ekipin e tij, ndërsa Fukui do të luajë në të njëjtin stadium ku pak muaj më parë mbronte ngjyrat e Tiranës. Në kampin e Kukësit kërcënimi kryesor do të jetë bomberi kroat Pero Pejic, një veteran që e di ndoshta më mirë se kushdo si shënohet në Superligë.

Trofeu ofron më shumë prestigj sesa shpërblime financiare, por pavarësisht kësaj, dy presidentët respektivë nuk i kanë kursyer premiot për sfidën e “Selman Stërmasit”, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button