Blero: Nuk jam fajtor!

Po vazhdon të përballet me gjyqin, ani pse aksidenti për të cilin edhe sot e kësaj dite rrëfehet ka ndodhur pesë vjet më përpara.

Bëhet fjalë për këngëtarin Blero Muharremi i cili gjatë rrugëtimit me veturën e tij, pesë vjet më parë, është përballur me një aksident rrugor ku viktima të këtij aksidenti kanë qenë dy vajza nga Kosova.

E ndërsa në raste të tilla, sipas ligjit në fuqi, ai mund të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burg, nëse faji rëndon mbi të, Blero për Tribuna ri-rrëfehet i pafajshëm.

“Lajmin të cilin e keni parë dhe që është bërë nga ndonjë portal, mundë të them koti ndoshta, është plotësisht jo i vërtet”, kështu ka theksuar fillimisht këngëtari për gazetën Tribuna, ndërsa ka treguar detaje për aksidentin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button