Koliçan i Epërm, rikonstruohet shkolla fillore, mungon kanalizimi në fshat …

Shkolla Fillore periferike në fshatin Koliçan i Epërm, është rikonstruuar.

Bëhet fjalë për zëvendësimin e xhamave të vjetër me ata të rinj, gjë e cila do të ketë ndikim në ngrohjen më të mirë të këtij objekti, thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion i Komunës Studeniçan, duke numëruar si një ndër projektet më të rëndësishme që kanë realizuar gjatë vitit.

‘Në bashkëpunim me Organizatën ‘Kalliri i Mirësisë’ dhe Shoqatën Humanitare ‘Human appeal’ nga Manchester United Kingdom, erdhën në pah efektet e para. Kështu, në fshatin Koliçan, realizuam me sukses zëvendësimin e dritareve të vjetra me të reja. . Edhe pse të gjithë projektin në praktik e ka udhëhequr Organizata “Kalliri i Mirësisë” ne jemi të kënaqur që sot për nxënësit e këtij fshati siguruam kushte më të mira për zhvillimin e procesit edukativo arsimore. Bashkëpunimin me këto dy organizata Komuna e Studeniçanit do ta vazhdojë edhe në të ardhmen” thonë nga sektori per marrëdhënie me publikun.

Aktualisht, derisa nxënësit janë në pushim dimërorë, po punohet në ndrimin e dyerve të shkollës.
Ndryshe, vendbanimi Koliçani i Epërm, sipas regjistrimit të fundit, numëron 297 banorë, që të gjithë shqiptarë.

Ky fshat me është i lidhur me Komunën dhe Qytetit me rrugë të asfaltuar por e cila është tërësisht e dëmtuar. Posedon ujësjellës që furnizohet nga burime lokale dhe në kushte momentale që kënaq nevojat ndërsa nuk ka kanalizim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button