Maskat grabisin 3 familje, dhunojnë 2 gra

Maskat kanë sulmuar një pallat në Lezhë, duke grabitur tri banesa dhe kanë terrorizuar banorët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” rreth orës 02:00 të ditës së sotme, ku dy persona të armatosur janë futur në apartamente dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Sipas dëshmive të familjarëve të dhënë në komisariatin e policisë, ata janë mbajtur peng për rreth dy orë nga autorët.

Nga burimet e para mësohet se autorët kanë përdorur dhunë ndaj kryefamiljarëve, pasi këta të fundit kundërshtuan grabitësit. Ata u larguan me shpejtësi sapo kanë marrë sendet me vlerë, duke përfituar dhe nga errësira.

Në dy prej banesave, janë dhunuar gratë, pasi ato banonin vetëm në shtëpi. Bashkëshortët e tyre jetojnë në emigracion prej disa vitesh.

Policia  është duke hetuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve./Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button