A do të jetë Mijallkovi kandidat konsenzual për president i pushtetit?

Arsim Zekolli, kolumnë – “Mijallkovi për president”, Utrinski Vesnik
Heshtja dhe  qasyshëndrimi nën hije nga ana e VMRO-DPMNE nuk duhet të befasojë, duke i marrë parasysh përparësitë dhe instrumentet që i ka në disponim, dhe i mundësojnë qasje më relaksuese ndaj zgjedhjes së kandidatit të tyre.

Daut Dauti, kolumnë – “ Shumë harxhime për president pa pushtet!”, Dnevnik
Vallë i kushtojmë shumë vëmendje pyetjes se KUSH do të bëhet shefi i shtetit, ose për shkak se gara presidenciale mundet të jetë barometri i cili do të tregojë se në cilin drejtim po lëviz disponimi i qytetarëve, faktor ky shumë i rëndësishëm për atë se çfarë rezultati duhet të pritet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Biljana Vankovska, kolumnë- “Lehtësia e padurueshme e fjalës së presidentit”, Nova Makedonija
Kandidati konsenzual, cilido qoftë, do të jetë marionetë e liderëve të dy bashkësive fisnore të cilat veç më treguan se munden të bëjnë marrëveshje për çdo gjë, nga lufta e deri te paqja, deri te harresa e krimeve të luftës.

Sonja Kaziovska, koment – “Llogari të pastërta gazetare”, Utrinski Vesnik 
Gazetarisë maqedonase i duhet pastrim i shpejtë dhe thelbësor që të mundet nga profesioni të largohen dyshime të ndryshme të arsyeshme dhe të paarsyeshme si dhe etiketat. E vite me radhë fluturojnë etiketa, thirrje, ofendime nga të gjitha anët, edhe nuk dihet se kah kush janë të drejtuara.

Erol Rizaov, kolumnë “Deri në denarin e fundit”, Utrinski Vesnik
Tek ne, evaduesi i fundit i madh ishte Velija Ramkovski, por pasi që filloi ta kritikojë pushtetin. Po qe se e madhëronte princin dhe politikën e urtë të qeverisë, A1 akoma do të punonte, e Velija me bashkëpunëtorët e tij nuk do të gjykohej me njëqind e kusur vite burg.

Aleksandar Srbinovski, kolumnë – “Mercenarët nga Siria rrezik edhe për Maqedoninë”, Nova Makedonija
Lufta në Siri do të mbarojë, e forcat radikale islamiste dhe rebelët eventualisht do të duhet të ikin para forcave të Damaskut zyrtar atje prej ku kanë ardhur. E është fakt se në Siri ikën shumë luftëtarë nga vendi, por edhe nga rajoni.

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “ Ylli mbi bredhet – luani në stemën  maqedonase”, Utrinski Vesnik
Ligji ishte i sjellë, por mbeti e pa përgjigjur pyetja se prej ku erdhi luani në shtiyën maqedonase nga viti 1620 – si edhe në shumë stema  familjare shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button