Gjakovë, vrasje e trefishtë mes viktimave dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjakovës në Kosovë, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Mediat në Kosovë shkruajnë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën “Ismail Qemajli” në Gjakovë.

Vrasja ka ndodhur pranë një lokali, ku po qëndronin viktimat. Vrasësi mësohet se ka ardhur me makinë dhe ka qëlluar menjëherë drejt tyre.

Sipas policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçare ndërkohë që janë vënë në kërkim të dyshuarit, transmeton Shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button