Vetëvendosje në rinovim

Vetëvendosje është futur në renovim të tërësishëm. Me vendim të Këshillit të Përgjithshëm, lëvizja që drejtohet nga Albin Kurti ka vendosur të hapet dhe të ndryshojë formën e organizimit deri pas zgjedhjeve parlamentare.

Kështu, Vetëvendosje ka larguar nga pozita të gjithë udhëheqësit e deritashëm të pikave dhe qendrave të Vetëvendosjes nëpër Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Tribunën edhe Dardan Molliqaj, sekretar organizativ në Vetëvendosje.

“Në Këshillin e Vetëvendosjes kemi diskutuar pas zgjedhjeve lokale dhe kemi marr një vendim për ristrukturim të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nuk ka të bëjë me përfundim të mandateve, por ka të bëjë me një periudhë diku deri pas zgjedhjeve të reja parlamentare ku ne do të punojmë në fuqizimin e organizimit të strukturës tonë në nivelin e parë, të dytë dhe të tretë”, ka thënë Molliqaj./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button