SHBA me 48.9 miliardë dollarë lider për nga “pasuria e përgjithshme e individëve”

SHBA-të janë në krye të listës sa i përket “pasurisë së përgjithshme të individëve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania për hulumtimin e tregut New World Wealth ka publikuar listën e dhjetë vendeve më të pasura duke marrë si kriter pasurinë e përgjithshme të individëve.

Në këtë listë kryesojnë SHBA-të me 48.9 miliardë dollarë, të ndjekur nga Kina me 17.4 miliardë dollarë. Kinezët gjithashtu kanë rritjen më të shpejtë në 15 vitet e fundit.

Japonezët me 15.1 miliardë dollarë janë në vendin e tretë.

Kur bëhet fjalë për Evropën, në pozitën më të mirë janë britanikët me 9.2 miliardë dollarë, të cilët radhiten në vendin e katërt. Vetëm njëqind milionë më pak kanë gjermanët një pozitë më poshtë.

Vendi i gjashtë u takon francezëve, pasuria e përgjithshme e individëve e të cilëve është 6.6 miliardë, e ndjekur nga India me 5.6 miliardë dollarë.

Nën pesë miliardë kanë kanadezët, australianët dhe italianët.

Australia me 4.5 miliardë dollarë është në vendin e nëntë, që llogaritet si suksesi i madh, duka pasur në konsideratë se ky vend ka rreth 22 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button