Zbulohet Corvette Z06 i ri

Janë publikuar fotografitë e para zyrtare të Chevrolet Corvette Z06 të 2015-s, në prag të debutimit të veturës në panairin ndërkombëtar të automjeteve në Detroit, gjatë kësaj jave.

Me një dukje shumë agresive, Corvette Z06 i ri ka një trup muskulor me pjesë të ndryshme aerodinamike nga fibrat e karbonit, kurse brendësia përmban një timon me ndërrues shpejtësish.

Vetura, me 620 kuaj fuqi, është e garantuar të jetë e shpejtë. Ajo pritet të vijë me tri motorë të ndryshëm, një V8 7.0-litërsh, një V8-sh turbo dhe një LT4 V8.

Ne nuk do të duhet të presim gjatë për të mësuar të gjitha detajet e reja tërheqëse, sepse Chevrolet Corvette Z06 i 2015-s, që do të mund të arrijë shpejtësi prej 320 km/h, do të prezantohet këtë javë në panairin e Detroitit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button