CAS miraton dënimin e Rusisë

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka aprovuar vendimin e Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) për largimin e Rusisë nga Lojërat Paralimpike Rio 2016 me arsyetim dopingu, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së CAS, është refuzuar apelimi i Komitetit Paralimpik të Rusisë ndaj vendimit të IPC-së për pezullimin e anëtarësisë së Rusisë dhe largimin e sportistëve rusë nga Lojërat Paralimpike Rio 2016 që do të mbahen mes datave 7-18 shtator duke i treguar si arsyetim shkeljet në luftën kundër dopingut.

Agjencia Botërore Kundër Dopingut (WADA), ishte aktive në vendimin e IPC-së me raportin që e kishte publikuar në cilësi rekomandimi, i cili thotë se Rusia nuk duhet marrë pjesë në asnjë disiplinë sportive për arsye se është bërë doping me sponzorizim nga shteti.

Ndërkaq, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), edhe krahas raportit të WADA-s, kishte lejuar që 271 sportistë nga gjithsej 389 që bëjnë pjesë në kuadrin e Ekipit Kombëtar Olimpik të Rusisë, të jenë pjesëmarrës në Olimpiadën Rio 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button