Interes i madh në rrjetet sociale për Lojërat Olimpike Rio 2016

Mbi 187 milionë tweet-e janë hedhur gjatë Lojërave Olimpike Rio 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas statistikave të publikuara nga Twitter, në datat 5 – 21 gusht më shumë se 187 tweet-e janë hedhur në lidhje me Lojërat Olimpike Rio 2016. Ndërkohë hashtagu #Rio2016 është shikuar 75 miliardë herë.

Tweet-e më shumë janë hedhur gjatë ndeshjes së futbollit mes Brazilit dhe Gjermanisë. Ndërkohë pjesa më e madhe e tyre janë hedhur pas fitores së Brazilit me penallti me rezultatin 5-4, pas përfundimit të kohës së rregullt 1-1. Ndërkohë këto tweet-e i ka ndjekur tweet-i për golin e Neymar gjatë penalltive i cili i dhuroi fitoren Brazilit, më pas vjen fitorja e Usain Bolt për herë të tretë radhazi në garën e 100 metërshit si dhe goli i Neymar në minutën e 27-të i cili kaloi Brazilin 1 – 0 në avantazh kundër Gjermanisë.

Sportisti më i përfolur ishte notari amerikan Michael Phelps i cili arriti të marrë 6 medalje 5 nga të cilat ishin të arta. Ndërkohë atë e ka ndjekur xhamajkani Bolt dhe më pas futbollisti brazilian Neymar.

Ndërsa ndër sportet për të cilët janë hedhur më shumë tweet-e janë; noti, futbolli dhe atletika.

Ndërsa video ku shihet aktori Zac Efron ndërkohë që puth duke përgëzuar sportisten e gjimnastikës amerikane Simone Biles e cila fitoi 4 medalje të arta dhe një bronzi, është video tweet më e shpërndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button