Allegri: Luajtëm mirë, nuk patëm fat

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, përkundër disfatës së rëndë nga Sassuolo beson se ekipi i tij luajti shumë mirë.

Milani pësoi disfatë të rëndë në udhëtim te Sassuolo dhe pas ndeshjes për Sky Sport Italia ishte Allegri ai që ka shprehur admirmin për karakterin e ekipit.

“Ne luajtëm shumë mirë, por ishim shumë të pa fat. Pas dy golave ishim të fjetur dhe kjo na kushtoi. Më pëlqeu reagimi i ekipit pas inkuadrimit të Hondas”, u shpreh Allegri.

Lajme të ngjashme

Back to top button