Mjegulla vështirëson komunikacionin rrugor dhe ajror

Mjegulla herët në mëngjes është duke e vështirësuar komunikacionin rrugor dhe ajror, ndërsa ai hekurudhor deri më tani po zhvillohet pa ngecje.

Dukshmëri të zvogëluar prej 20 deri në 100 metra ka në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Manastir, Prilep, Ohër, Strugë, Makedonski Brod, Shtip, Koçan dhe Veles.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa ndalesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në Aeroportin e Shkupit sot në mëngjes janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button