MASH jep bursa për të studiuar jashtë shtetit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot do të publikojë tre konkurse për vitin akademik 2014/2015 për bursa për të studiuar jashtë vendit për studentët e Maqedonisë, aplikimi do të zgjasë deri më 1 shtator 2014.

Do të ketë konkurs për bursa studimi për ata të cilët do të regjistrojnë ciklin e parë, të dytë apo të tretë në ndonjërin prej 100 universiteteve të para.

Në konkurset do të theksohen kriteret të cilat studentët e interesuar duhet t’i plotësojnë, në mesin e të cilave është edhe njohja aktive e gjuhës në të cilën bëhet mësimi në institucionin e lartë arsimor. 

Të gjitha tri llojet e bursave sigurojnë regjistrimin, kompensim mujor dhe shpenzimet për transport. Bursat e Shangait sillen prej 6.000 deri në 60.000 euro në vit, ato artistike prej 20.000 deri në 80.000 euro në vit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski tha se për bursat e universiteteve në listën e Shangait dhe të fakulteteve në fushën e arteve numri i bursave është i pakufizuar dhe të gjithë kandidatët të cilët do t’i plotësojnë kushtet, do të jenë edhe shfrytëzues të bursës përkatëse. 

Kumtoi se nga viti në vit dukshëm po rritet interesimi për bursa dedikuar për studentë të cilët regjistrohen në fakultetet sipas Listës së Shangait dhe në lidhje me vitin e parë kur janë ndarë 13, gjatë këtij viti janë ndarë gjithsej 38 bursa për të gjitha ciklet e bursave.

Pret të rritet interesimi për studime deridiplomike dhe pasdimplomike nga sfera e arteve, të cilat janë vendosur vitin e kaluar, kur janë ndarë gjithsej nëntë.

Për dallim nga dy kategoritë e para, numri i bursave për ciklin e parë dhe të dytë të Akademisë për artin filmik dhe televiziv (FAMU) në Pragë është i kufizuar dhe në vit ndahen katër, në pajtim me memorandumin për bashkëpunim i cili është nënshkruar me këtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button