Shkëndija me dy mungesa ndaj Gentit

Skuadra e Shkëndijës sot pasdite do të ketë seancë të rregullt stërvitore nga ora 18:00 në Reçicë dhe tani më numërohen ditët dhe orët për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e re të klubit nga Tetova. Të enjten Shkëndija është nikoqire e Gentit të Belgjikës, përballje kjo që është e fundit para se njëra nga këto dy ekipe të sigurojë vizën për tu futur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Skuadra kuqezi nga Tetova sigurisht se shpreson në mrekullinë dhe mbështetjen e madhe të të gjithë shqiptarëve që paralajmëron të mbushet stadiumi i Shkupit “Filipi i Dytë” me më shumë se 20 mijë shikues.

Por nga zyra për marrëdhënie me publik të Shkëndijës kanë njoftuar për “Portalb.mk” se të gjithë futbollistët do të jenë të gatshëm për ndeshjen e të enjtes, në përjashtim të Stefan Vujçiçit i cili ka marrë tri kartonë të verdhë, ndërsa Marjan Radeski shkaku i lëndimit edhe ai mundë të mos arrijë në kohë të jetë i gatshëm për duelin ndaj Gentit.

Shkëndija nga e mërkura do të shpërngulet në Shkup, për tu ambientuar me terrenin e arenës “Filipi i Dytë”, ku stërvitjen e parë do ta ketë në orën 19:00. Ndeshja Shkëndija – Genti luhet të enjten me fillim nga ora 20:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button