Thanë për mbledhjen e dy qeverive në Prizren..

Gazetarë e publicistë shqiptar kanë komentuar takimin në Prizren të Qeverive Rama-Thaçi. Ja disa nga to.

Elmaz Sherifi: Le ta pershendetim takimin e sotem te dy qeverive te shqiptareve ne Prizrenin historik. Takimi duhet vleresuar per frymen e re te bashkepunimit, pa pretenduar per perftimet konkrete. Mardheniet e reja shteterore, le ti paraprijne zhvillimeve te ardheshme me interes integrues, ne ekonomi, diplomaci, arsim,kulture e sporte, te qytetareve te nje kombi!

Arben Vata: Kot me pyt, ka ndonje lidhje mbledhja e dy qeverive ne Prizren me shpalljen e Republikes me 11 janar ? 

Anila Prifti : Ne Prizren per “shtatzanine” e Presheves?! E quajne dhe historike, pale; burra te pushtuar nga anima

Petro Koci: Mesazhi i sotem nga Prizreni: Urte e bute per bashkim kombetar dhe integrim europian!

Dr Gëzim Alpion: Ne nje takim ‘historik’ dy qeveri i akordojne Presheves €100,000. Mos ka ardhur 1 prilli me heret kete vit ne Ballkan?!

Sefer Tahiri: Thaçi dhe Rama mirë që u takuan. Shumë mirë që u takuan në Prizrenin historik. Shkëlqyeshëm që firmosën shumë marrëveshje. 100 mijë eurot për Preshevën e zbehin takimin, kur dihet se sa fonde ndan Serbia për pakicën serbe në Kosovë, por nuk e zbehin idenë.
Pa jetësimin e idesë, takimi do mbetet vetëm një DARKË ME VËLLEZËRIT!

Bashkim Koçi: Po të ishin gjallë sot ato burra që mbajtën Lidhjen Shqiptare te Prizrenit 135 vjet më pare si , Ali bej Gucia, , Iljaz pashë Dibra, Ymer Prizreni, Abdullah pashë Dreni, Sulejman Vokshi e Abdyl Frashëri……me siguri që do e ngatërronin flamurin Kosovar në tavolinën e dy Kryeministrave me pecetën e bukes , ose me ndonjë çentro tavoline pa lidhje aty…Padyshim që identiteti nacional në paraqitjen e tij të jashtme përfaqësohet nga simbolet kombëtare dhe flamuri kombëtar është simboli kryesor i identitetit tonë nacional…!

Bashkim Muca: Takimi i Prizrenit – provokimi me i mire ne rrugen drejt bashkimit shteteror. Kufijte nuk i ndryshojne qeverite por zgjedhesit e qeverive qe punojne per ti ndryshuar ato. Rama-Thaci ishin te duhurit per te shkuar ne kete takim me domethenie te qarte. Na duhen edhe disa vite per te zgjedhur te duhurit e castit te mbrame. Shqiptaret shkojne drejt bashkimit ndershteteror, duan apo s’duan udheheqesit e castit. Tung!

Kreshnik Osmani: Mbledhja e Prizrenit nuk ishte historike?
Dalja juaj prej shkretetirave te anonimatit tek qendra e vemendjes se shqiptareve. Bredhja me Range Rover te fundit ne Tirane direkt pas pas mushkes. Miqesia dhe shoqerimi me goca te njoma e te vogla ne moshen kur organet tuaja fillojne e varen. Vera dhjetera vjecare qe filluat te pini direkt pas dekadave te dhalles e aranxhates. Veshja me Armani, Pierre Cardin, Hugo Boss direkt pas pantallonave te dokut me arrna. Larja me shampo ne vaska luksi direkt pas sapunit 15 leksh te Rrogozhines dhe furrneles me vajguri me fitila prej brekeve me te grisura te shtepise.
A mos jane keto valle ngjarjet historike te kombit?
Te jete kjo valle ajo qe doni te thoni?
Ku ta di une!

Haki Morina: Nje shokut, qe me tha se 100 mije eurot per Luginen e Presheves jane shume ndihme e vogel, i thash se nuk eshte pak per shkak se me ato lek Kryetari i Komunes se Presheves apo dikush nga politikanet atje mund ta blej nje banese! Eu tha, qe i paskan fute ne grindje sepse paskan me u coptu mes vete se kush ti marre ato pare! haha

Sokol Shameti: Ky fondi 100 mije euro per Presheven eshte nje fyerje, eshte nje turp, eshte nje skandal. Jam i sigurt se ka kushtuar me shume fatura e hotelit, udhetimi i gjithe qeverise me soj e sorrollop per ne Prizren, te ngrenat e te pirat dhe tangerlleku i krekosjes perpara mediave, sesa keto therrime qe ua hedhin si lemoshe atyre njerezve te cilet jane nen zaptim, nen terror policor, te privuar nga cdo mbeshtetje shteterore ndaj te cileve po behet gjithcka per t’ua merzitur mbijetesen ne ate vend e per t’i shperngulur. Turp dhe bashkefajesi ne spastrim etnik!

Bashkim Hisari: Qytetarët e Prizrenit sot ishin të nderuar. Në qytetin e tyre u mbajt një takim historik Qeveritë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës u ulën përballë njëra tjetrës në mbledhjen e tyre të përbashkët. Në këtë takim të parë mes dy shteteve shqiptare në Ballkan u nënshkruanë 3 marrëveshje bashkëpunimi dhe dy vendime për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës. Kryeministrat Hashim Thaqi dhe Edi Rama kanë bërë të ditur se për Luginën e Preshevës kanë ndarë nga 50 mijë euro, pra të dy shtetet bashkë vetëm 100 mijë euro!!!

Av Dorian Matlija: Unitetin e kombit e perfaqeson Presidenti dhe jo Kryeministri. Kur te shoh Jarin me Atifeten ne Prizren do me duket me interesant si lajm. Ky takimi i Rames me Thacin me duket si seminar marredheniesh publike.

Arian Galdini: 2 pyetje kam une, qe nuk ma lene ndergjegjen qytetare dhe kombetariste te qete. 1. Ky hapi i pare qe u hodh, kjo ‘mbledhja epokale’ e dy qeverive qe u be, mos eshte valle vetem ekskluzivitet i Edi Rames dhe Hashim Thacit? Apo eshte fillimi i mbare i bashkerendimit dhe bashkeudhetimit te dy qeverive te 2 shteteve te 1 kombi? Sepse nese eshte vetem epoka e ekskluzivitetit te Hashimit dhe Edit, kam dyshimet e mia se qeverisje te keqija bejne akte te medha per te fshehur axhenda te vogla. Uroj qe kjo mbledhje te jete pjese e nje kuptueshmerie te gjere bashkuese dhe gjitheperfshirese. 2. A mos valle, kjo ‘mbledhja epokale’ eshte vetem mbledhja e pare Rajonale ne kuader te nje bashkepunimi Rajonal? Dmth, pas kesaj mbledhjeje, mos valle do te kemi edhe mbledhje te perbashketa me Qeverite e Maqedonise, Malit te Zi dhe Serbise? Po qe keshtu, atehere pas akteve te medha dhe epokale, fshihen axhenda te tjera Rajonale… Transparence, transparence, transparence… Kete kerkojme nga 2 Kryeministrat dhe 2 Qeverite tona… Te na thone te verteten…

Geraldo Durda: Mbledhja e sotme e Qeveris se Kombit ne Prizeren mesa duket per brezat paasardhes do shkaktoje shume debate ne mos qe ne brezin tone nese ishte apo jo historike ?? !!!

Rexhep Shahu: Nje keshille pa pare z. Rama
Prita se Edi Rama do ta shpallte ne Prizren fillimin e thellimit te portit te Durresit per te ardhe aty anijet nje milione toneshe. Per ta detyrue Serbine dhe vendet rreth saj te lidhen shkurt me Italine. Aty eshte miniera e perjetshme e floririt shqiptar.
Por… per portet shqiptare jane bere luftra. Me hy ne lufte dhe me fitue, duhet me pase trimeri, guxim, “cmenduri”, dije dhe dashuri per Kosoven e kombin, si Sali Berisha qe trimerisht e fitoi luften dhe e beri Udhen e Kombit. Duhet me mendue per me punesue shqiptaret ne hapsiren shqiptare dhe me ndale shprazjen e kombit prej shqiptareve. Sa kemi qene e sa jemi…
Por pashe vec uikend dhe polifoto te nirthe a te merdhi.
Prita se Rama do te fillonte ta “fitonte” Sali Berishen ne Kosove.
Nje keshille pa pare po i jap z. Rama: Pa tallava si ne Prizren, ulu me kryeministrin serb Daciq dhe me Thacin dhe thelloje portin e Durresit ose te Vlores per anije nje milionetoneshe e leri kopallat e dajret se nuk jemi popull maxhyp. Duhen vec pak euro.
Daciqi te mbron ne luften e porteve, edhe pse ti e luftove dhe nuk e mbrojte Sali Berishen ne luften per Udhen e Kombit.
Ndryshe ke me u harrue si debora e parvjetshme…

Burimi: Përqasje.com

Lajme të ngjashme

Back to top button