“Rusia duhet të ndryshojë strategjinë në lidhje me Sirinë”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Moska zyrtare duhet ta ndryshojë strategjinë në lidhje me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Earnest, në konferencën ditore për media iu përgjigj pyetjeve në lidhje me luftën civile e cila po vazhdon në Siri prej më shumë se pesë vitesh.

Ndaj një pyetjeje, duke vënë në pah se aktivitetet ushtarake ruse në mbështetje ndaj regjimit sirian e thellojnë edhe më tepër kaosin në Siri, Earnest theksoi se është e vështirë të besohet se qeveria ruse është duke luftuar me DAESH-in dhe përkrahësit e ekstremizmit.

Earnest u shpreh se politikat ruse në Siri që nga fillimi kanë qenë në kundërshti me aktivitetet në këtë vend dhe se këtë e kanë përmendur disa herë. “Moska zyrtare duhet ta ndryshojë strategjinë në lidhje me Sirinë”, tha ai.

Në lidhje me përdorimin e bazës ajrore në Iran nga ana e aeroplanëve rusë për t’i goditur objektivat në Siri, Earnest tha se presidenti amerikan Barack Obama dhe shumë zyrtarë amerikanë kanë theksuar se përfshirja e Rusisë në luftën sektare në Siri “dëmton” përpjekjet për zgjidhje politike.

Duke rikujtuar se gjithnjë kanë shprehur shqetësim për hapat e Rusisë dhe Iranit në mbështetje të regjimit të Asadit, Earnest vlerësoi se “Këto hapa janë të dëmshëm. Janë të dëmshëm për qëllimet e Rusisë, në kundërshti me qëllimet e SHBA-ve dhe të dëmshëm për qëllimet e botës e cila po i përjeton rezultatet negative të kaosit në Siri.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button