Demaçi arsyeton Thaçin e Ramën: Kaq kanë kaçik

Veprimtari i njohur Adem Demaçi, nuk është çuditur fort me shumën të cilën dje Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ndanë për Luginën e Preshevës.

Ai i ka sugjeruar popullit që të mos ia shohin për të madhe as Prishtinës e as Tiranës, ndarjen e 100 mijë eurove për atë pjesë.

“E di se ato para për maternitet në Preshevë nuk mjaftojnë për Luginën dhe e di se ju ka mbetur hatri edhe juve atje ne Preshevë qe u ndanë vetëm 100 mije euro për Luginën. Por nuk duhet me ju zënë për të madhe se Tirana dhe Prishtina aq kanëkaçik për të ndihmuar”, ka thënë Demaci për Preshevajonë.

“Një mund të t’ju themse as Thaçi e as Kosova edhe sikur të japin jo 100 mijë euro, por as 100 miliardë euro s’mund t’i dalin hakut shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sepse sikur ne edhe ata u flijuan dhe sakrifikuan për ketë Kosovë,u burgosën e derdhën gjak e luftuan krahpërkrahë me ne për Kosovën e lirë”, tha ai.

Sipas Demaçit duhet lënë ato muhabete se kush dha me shume e kush dha më pak, se Serbia dha me shume për veriun, e Prishtina më pak. “Ne nuk mund të shtyhemi me Beogradin. Tash çka do të flitet, veç flitet tepër…” 

Lajme të ngjashme

Back to top button