Miley Cyrus refuzohet nga fotografi

Miley Cyrus vijon të jetë në qendër të medias, edhe pse këtë herë nuk ka bërë gjë të keqe.

Polemika e fundit ka lindur pas vendimit të stilistit Marc Jacobs për të përdorur këngëtaren si protagoniste të fushatës së tij publicitare për koleksionin pranverë-verë 2014.

Por kjo zgjedhje duket se nuk i ka pëlqyer Juergen Teller, fotografit provokues i cili prej kohësh realizon shërbimet fotografike të firmës, i cili vetëm për të mos fotografuar Miley, hoqi dorë nga kjo detyrë.

Gjithsesi fotografitë e këtij shërbimi u realizuan nga David Sims, ndërsa Jacobs u shpreh entuziast për rezultatin përfundimtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button