Sulm me granatë në një banesë në Suedi, vritet një 8 vjeçar

Një 8 vjeçar ka mbetur i vrarë nga një sulm me granatë, që kishte ndodhur në një banesë, në qytetin suedez të Goteborgut, njofton Policia.

8 vjeçari, Yusuf Wzarsame nga Birminghami i Britanisë së madhe, ishte duke fjetur në dhomën e ndejës së banesës në zonën Biskopsgarten, ku ai po qëndronte për vizitë tek të afërmit.

Policia ka thënë se ky sulm i neveritshëm, ka të bëjë me mosmarrëveshjet në ‘botën e krimit’.

Sipas Policisë, adresa ku ka ndodhur sulmi, është e regjistruar në emër të një të dënuari për të shtëna fatale gjatë vitit të kaluar.

Mediat lokale raportojnë se Policia ka deklaruar se do të hetojë motivet, për të parë nëse ka lidhje me atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button