“Medvegja” dhuron 200 mijë € për Shqipërinë dhe Kosovën!

Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, është duke e shqyrtuar mundësinë qe të ndihmoj shtetin shqiptar dhe atë kosovar me 200 mijë euro.

Kjo shoqatë, siç raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, shtetit shqiptar 100 mijë euro do t’i dedikohen për sanimin dhe rrethimin e mburojave të rrugës së kombit, në mënyrë që, siç citon kjo agjenci deklaratën e shoqatës “Medvegja”, “bandat dhe gomarët të mos pushtojnë autostradën”.

Shtetit të Kosovës, 86.800 mijë euro, sipas prijësve të shoqatës, “do t’i ndahen për botime dedikuar nxënësve dhe studentëve si dhe oligarkisë intelektuale në mënyrë që përfundimisht të mësojnë ku edhe gjeografikisht shtrihet Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, ndërkaq 13.200 euro të tjera i dedikohen projektit “Kthehuni” si dhe trajtimit më adekuat të refugjatëve nga Lugina që kanë gjetur strehim në Kosovë e që duhet të trajtohen si Luginarë e jo legionarë”.

Kryetari i shoqatës, Zenel Neziri njofton se vendimin përfundimtar për ndarjen e këtyre mjeteve do e marr së shpejti kryesia e shoqatës në mbledhjen e saj të rregullt që pritet të mbahet sa më shpejt, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button