Rreth 26.000 fëmijë pa shoqërim e kanë kaluar kufirin e SHBA-së me Meksikën nga fillimi i vitit

Rreth 26.000 fëmijë pa shoqërim nga shtetet e Amerikës Qendrore kanë hyrë në SHBA në gjysmën e parë të vitit, kumtoi Unicef.

Shumica prej tyre janë nga Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi ku bëhen shumë vrasje dhe përhapet varfëria.

Unicef-i thekson se fëmijët e pashoqëruar, të cilët arrijnë pa avokat para autoriteteve migruese shpesh herë deportohen.

Në periudhën e njejtë në vitin 2015 në SHBA kanë hyrë 18.500 fëmijë të pashoqëruar, ndërsa në vitin 2014 kanë hyrë 44.500.

Edhe 29.700 njerëz, kryesisht nëna me fëmijë të vegjël gjithashtu janë mbajtur në kufirin e SHBA-së me Meksikën nga janari deri në qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button