Edhe një shqiptar nga Shkupi vritet në Siri

22 vjeçari nga Shkupi, Alim Osmani është vrarë në Siri duke luftuar kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Assad. Ai u është bashkuar luftimeve në Siri në qershor të vitit të kaluar. Familjarë të Osmanit në një email për Portalb, demantojnë mediat serbe që raportojnë se Osmani është nga Ferizaji.

“Osmani  ka luftuar krah për krah me forcat e ushtrisë së lirë siriane. Ai është nga Shkupi dhe vetëm disa herë ka vizituar familjarët në Ferizaj. Na lajmëruan se për fat të keq kufoma e tij nuk mund të sillet në Maqedoni” njoftojnë për Portalb familjarët.

Në profilin e tij në Facebook, Osmani më 24 dhjetor ka shkruar se “nënë mos qaj për mua se un nuk kthehem më, po lutju Zotit për mua që të jem i dashtun për të”.

Gjatë një aksioni të grupeve rebele të disa ditëve më parë janë vrarë të paktën 34 luftëtarë të huaj në Siri. Disa nga personat e vrarë mësohet të jenë shqiptarë, ndër të cilët Hetem Sinan Dema e Qani Mujaku nga Kaçaniku si dhe Lavdrim Muhaxheri.

Nga Maqedonia në Siri deri më tani nga ajo që është bërë publike në media mësohet se janë vrarë katër persona. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button