Maqedoni, opozita kërkon masë kufiuese për lartësinë e huamarrjes

VMRO DPMNE dhe BDI nuk e pranuan propozimin e Pavle Trajanov që për çdo borxh të ri mbi 100 milion euro leje të merret edhe nga Kuvendi. Shumica e deputetëve vlerësojnë se propozimi është i papranueshëm. Trajanov thotë se pa procedurë transparente nuk mund të rritet borxhi publik. Kërkesën për ndryshime e pranuan nga LSDM-ja duke thënë se ndryshimet e këtilla janë të domosdoshme, njofton Alsat M.

“Po jetojmë me kredi, ju qeverisni me kredi. Nuk mundeni të paguani as rroga as pensione. Nuk mundni ta ndërprisni zinxhirin e huamarrjeve, ndërsa edhe kur vendosni të kurseni edhe këtë do ta bëni në kurriz të qytetarëve”, tha Marjanço Nikollov- LSDM.

Nga partitë në pushtet vlerësojnë se kufizimi i këtillë është i panevojshëm. Ata hodhën poshtë akuzat për rritjen e borxheve të fshehura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button