Italiani Lluka Banti do të referon në ndeshjen Shkëndija – Genti

Shkëndija ka filluar të përgatitet për ndeshjen kthyese në kuadër të “Play-Off”-it, kundër Gentit në Shkup, duel ky që do të luhet të enjten.

UEFA e ka deleguar Lluka Bantin që të ndajë drejtësinë në ndeshjen kthyese, që do të luhet në stadiumi “Filipi i Dytë”.

Lluka Banti është 42 vjeçar nga Italia dhe është i deleguar si gjyqtar kryesor i ndeshjes. Ai është i lindur në Livorno dhe me shenjën e FIFA-s është që nga viti 2009. Me te në Shkup do të vijnë edhe Alesandro Kostanco, Xhanlluka Vuoto dhe Marko Gvida. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button