Shkrirja e Antarktidës shqetëson shkenctarët!

Shkencëtarët kanë konfirmuar se mijëra liqene blu janë shfaqur në sipërfaqet e akullit të Antarktidës Lindore dhe kjo paraqet një shqetësim për ta, transmeton Portalb.

Problemi? Ata kanë parë të njejtën gjë duke i ndodhur edhe Grenlandës e cila filloi të shkrihet në shpejtësi të madhe dhe humbi 1 trilion ton akull prej vitit 2011 deri në vitin 2014 dhe e gjithë kjo ndodhi si shkak i këtyre liqeneve blu. Një ekip i studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar ka analizuar qindra imazhe satelitore dhe të dhëna meteorologjike të marra nga Langhovde Glacier në Lindjen e Antarktidës dhe zbuloi për herë të parë se nga viti 2000 deri në vitin 2013, rreth 8.000 prej këtyre liqeneve ishin formuar në sipërfaqen e saj.

Disa prej këtyre formacioneve, të njohura si supraglaciale – ose shkrirje e akullit – liqene, duket sikur po shkrin akullin prej shtresave të poshtme, të cilat mund të sjellin pasoja serioze për stabilitetin e gjithë akullit. Çfarë është e çuditshme në lidhje me këtë lajm është fakti se hulumtuesit kishin supozuar se Antarktiku Lindor ishte mjaft indiferent ndaj ndryshimit të klimës dhe temperaturave të oqeanit. Gadishulli Antarktik është pjesa veriore e kontinentit të Antarktidës dhe ai ka shfaqur shenja të shpejta të ngrohjes atmosferike dhe oqeanit në vitet e fundit.

Shpërbërja e shtresës së akullit të Antarktikut Lindor, në anën tjetër, ka qenë më delikat dhe tani studiuesit janë të shqetësuar se mungesa jonë e njohurive mbi atë se si liqenet superglaciale ndikojnë në aftësinë tonë për të parashikuar pasojat.

Pra, pse mijëra të këtyre gjërave papritur shfaqen në Antarktidën Lindore brenda tre viteve? Ashtu siç mendoni edhe ju: Shkaku i ndryshimit të klimës. Ekipi i shkenctarëve zbuluan  se gjatë periudhës 13-vjeçare që ata kanë studiuar temperaturat më të larta janë shënuar (në hemisferën Jugore) mes viteve 2012 dhe 2013, me një lartësi prej 37 “gradë pozitive” dhe një temperaturë mesatare ditore në sipërfaqen e ajrit prej 0.8 gradë Celsius në janar.

Shkenctarët thonë se duhet mësuar shumë më shumë për liqenet superglaciale. “Madhësitë e liqeneve … ndoshta nuk janë mjaftueshëm të mëdhenj për të marrë masa për momentin, por në qoftë se ngrohja globale vazhdon në të ardhmen, ne mund të presim vetëm madhësinë dhe numrin e këtyre liqeneve të rritur. Pra, kjo është ajo që ne jemi duke mbikqyrur”, thotë Jamieson.

Të paktën disa korale do të jenë të lumtura, thonë shkenctarët.

Studimi është botuar në Hulumtimin e Gjeofizikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button